Nimanbegu takon ambasadorin Jordanez në Mal të Zi
Prej tvteuta23:54, 22 Dhjetor 2018
Nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi dhe njëherit kryetar I Grupit të miqësisë me Kuvendin e Jordanisë, Genci Nimanbegu me anëtarët e grupit të miqësisë është takuar me ambasadorin e Jordanisë, E.T.Rikard Favaz Al-Eitan.
Gjatë bisëdës dypalëshe janë shpalosur mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë, arsimitdhe shëndetësisë, përmes vendosjes së projekteve të përbashkëta investimi me qëllim të shkëmbimit aktiv të tregtisë. Ata e vlerësuan turizmin merëndësi vitale për ekonominë e dy shteteve, për çka duhet të krijohen parakushte cilësore për investimin e investitorëve me renome. Ambasadori Al – Eitan paraqiti ftesën zyrtare që grupi i miqësisë ta vizitoj Jordaninë, me ç’rast do te njoftoheshim më mirë me mundësitë e bashkëpunimit.