Nimanbegu takohet me sindikatën e mediave mbi gjendjen në Radio Ulqin
Prej tvteuta11:07, 2 Shkurt 2019

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu në kuadër të aktiviteteve të punës me datën 1 shkurt 2019 zhvilloi takimin me përfaqësues të Sindikatit të Mediave të Malit të Zi në të cilin biseda kryesore ishte tema e Radio Ulqinit, kështu thuhet në komunikatën për media nga kabineti i nënkryetarit Nimanbegu. Teksin në tërësi mund ta lexoni më poshtë:
Në takim pune sot pranova zonjën Marijana Camoviq, kryetare e Sindikatës së Mediave të Malit të Zi dhe z. Radomir Kraçkoviq nënkryetar, me të cilët bisedova lidhur me problematikën e Radio Ulqinit. Përfaqësuesit e Sindikatës së Mediave të Malit të Zi më njoftuan me aktivitetet që kanë ndërmarrë dhe takimet e tyre me përgjegjësit e Komunës se Ulqinit. Po ashtu do te takojnë edhe deputetët nga Ulqini në parlamentin e Malit të Zi. U dakorduam se situata në këtë medie është tejet alarmante. Situata e tillë e përcjell Radiotelevizionin e Ulqinit me vite të tëra. Të punësuarit janë në minus me për 15 rroga. Shqyrtuam mundësitë eventuale të një veprimi të përbashkët për t’i ndihmuar këtij mediumi lokal, themelues i të cilit është Komuna e Ulqinit që edhe mban një përgjegjësi të mirë, ndonëse jo krejt përgjegjësinë, për gjendjen e tillë. Gjithashtu fokus i bisedës sonë ishin edhe mundësitë që disa nga media lokale në Mal të Zi (si Radio Berane, Radio Bijello Pole…) i shfrytëzojnë, e që do të mund të ishin interesante për ringjalljen e punës së RTV Ulqinit, siç është ueb portali dhe forma tjera të veprimit bashkëkohorë. I njoftova lidhur me disa aktivitete të mbajtura kohë më parë me përfaqësuesit e mediave shqipe në Mal të Zi dhe punën rreth informimit në gjuhën shqipe. Ne fund falënderova shumë sindikatën e mediave për nismën e tyre duke dëshmuar që përgjegjësia dhe ndikimi për përmirësimin e gjendjes në Radio Ulqin është mbi ne, themeluesit e Radio Ulqinit.
Genci Nimanbegu