Nimanbegu takohet me ministrin e puneve te jashtme te Lituanise
Prej tvteuta17:49, 20 Qershor 2019
Nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu gjatë vizitës zyrtare në Lituani është takuar me Ministrin e punëve të jashtme të Lituanisë Linas Linkevipius. Ministri Linkevipius ka theksuar mbështetje të Malit të Zi në integrimet evropiane duke theksuar se duhet te vazhdojë implementimi I mëtejshëm të reformave në sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave. Si shembull I mirë I bashkëpunimit të dy vendeve, është theksuar bashkëpunimi përmes Twining instrumentit duke theksuar gatishmërinë e bashkëpunimit në projekte të reja sidomos në fushën e zhvillimit rural dhe forcimin e kapaciteteve administrative.