Politikë Më shumë

Nimanbegu takohet me ambasadoren Ozan

Prej tvteuta22:45, 28 Qershor 2020

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu priti sot ambasadoren e Republikës së Turqisë në Malin e Zi, SHS Songul Ozan.

Në bisedën e hapur dhe miqësore, nënkryetari Nimanbegu e njoftoi zonjën Ozan me situatën aktuale  në Mal të Zi të shkaktuar me pandeminë Covid-19, me sukseset e sistemit shëndetësor të Malit të Zi në luftë me të, si dhe me rastet e reja të infektimit në Mal të Zi si corona free destinacionin e parë në Evropë.

Gjithashtu, ai e njoftoi me aktivitetet e para lidhur me zgjedhjet parlamentare, të shpallura për 30 gusht të këtij viti.

Ambasadorja Songul Ozan shprehi pritjet se ato do të kalojnë më së miri dhe në pajtim me të arritura demokratike të Malit të Zi.

Ajo e njoftoi nënkryetarin Nimanbegu edhe me zhvillimin e ngjarjeve rreth krizës së refugjatëve së shkaktuar me operacionet luftarake në Siri.

Nënkryetari Nimanbegu dhe ambasadorja e Republikës së Turqisë shprehen qëndrimin e përbashkët se bashkëpunimi ndërmjet tyre është provë e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy shteteve mike.

 

  • 1

    Radio