Nimanbegu: Shpenzimet ndaj avokateve demtojne buxhetin
Prej tvteuta17:22, 16 Qershor 2019
Gjate diskutimit ne Kuvendin e Malit te Zi mbi Raportin vjetorë të Keshillave gjyqësorë dhe Prokurorisë, nenkryetari I Kuvendit dhe deputeti I Forces Genci Nimanbegu, tha se shpenzimet gjyqesore te avokateve te cilet I fitojne nga proceset gjyqesore, e demtojne buxhetin e organeve locale dhe shteterore. Ai poashtu theksoi edhe nevojen e avancimit te perfaqesimit te gjyqetareve nga radhet e popujve pakice edhe ne instancat me te larta gjyqesore ne Mal te Zi. “Ka levizje pozitive kur jane ne pyetje Gjyqet Themelore, por ne nuk kemi akoma shqiptare ne Gjykaten e varte dhe ate Supreme, dhe shpresoj se ketu do te behen levizje duke u rrespektuar dispozitat kushtetuese. Poashtu dua te theksoj edhe rastin kur ne gjykaten penale, gjykatesi ka denuar personin per perdorimin e simbolit kombetare shqiptare, duke u bazuar ne Ligjin mbi ruajtjen e rendit dhe qetesise publike, si dhe rastin K1,qeeshte nje nje afere e cila nuk do te lejoje funksionimin e Veteqeverisjes locale te Ulqinit ne periudhen e ardhshme. Sipas meje, ketu behet fjale per perfaqesimin jolegjitim te personave si gjykates te pranuar ne gjuqet tona e te cilet do te sjellin te problem i funksionimit te veteqeverisjes lokale te Ulqinit”, deklaroi Nimanbegu.