Sociale Më shumë

Nimanbegu: Sfidën e Covid-19 do ta fitojmë të gjithë së bashku

Prej tvteuta23:45, 19 Mars 2020

“Virusi i quajtur COVID 19, ka crregulluar plotesisht jetet tona. Gjendemi ne nje situate te cilen askush nuk ka mundur te paramendoje ndoshta nje muaj me pare. Levizjet e ndalura, shkollat e mbyllura, fabrika te mbyllura, puna e punuar vetem nga institucionet e nevojshme qe te mbajne jeten tone. Edhe pse duhet te mbajme distance shoqerore, mbrenda ne vete duhet te kemi vetebesim qe kjo sfide do te jete e kalueshme, kjo sfide do t ejete ajo qe ne shoqerine tone do ta bejme me te mire, me solidare dhe me te forte, u shpreh deputeti Nimanbegu”.

Depueteti i Forces Genci Nimanbegu eshte drejtuar permes nje postimi ne rrjetin e tij social Facebook, permes te cilit shpreh solidaritet me punonjesit e mjekesise: doktoret, infermieret, farmacistet, te cilet me punen e tyre na ndihmojme keto dite qe te perballojme kete sfide boterore.

Ai poashtu tha se gjate kesaj jave ka pasur te planifikuar nje mbledhje te rendesishme ne Keshillin per bujqesi dhe turizem, ku eshte dashur te diskutohet per fatin e hoteleve te deshtuara Lido, Galebi dhe Jadrani dhe diskutimet per to jane shtyre ne nje kohe te padefinuar dhe se do te njofotoje opinionin sapo te kete njoftime te reja.

“Besoj se se shpejti do ti kthehemi jetes normale, por kam nje mesazh per ju: Te jeni optimist, te ndegjoni rregullat e institucioneve shteterore te shendetesise, sepse kete sfide mund ta kalojme vetem se bashku. Ulqini si qytet eshte nga qytetet e para te sfiduara me COVID-19. Nga ky vend jane pacientet e pare qe jane semure nga kjo semundje. Duhet te shprehim solidaritet edhe me te. Neper rrjete shoqerore, neper biseda, mos ti stigmatizojme dhe mos ti denojme. Semundjet jane per te gjithe dhe mund ti kalojme vetem se bashku“, deklaroi Nimanbegu.

  • 1

    Radio