Politikë Më shumë

Nimanbegu reagon për taksat e banimit, letër Ambasadorit Filo

Prej tvteuta20:35, 20 Janar 2015

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu i ka dërgur letër të hapur Ambasadorit të  Republikës së Shqipërisë Ernal Filo, duke i kërkuar që të reagojë tek pala shqiptare për respektimin e marrëveshtjes dypalëshe Shqipëri-Mali i Zi lidhur me taksat e banimit për studentët tonë në Shqiperi, iniciativë e dorëzuar nga Nimanbegu dhe e nënshkruar nga dy Qeveritë në vitin 2012. Në vazhdim mund të lexoni  letrën në tërësi:

I nderuar Ambasador Filo,

Ju informojmë që në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan pala shqiptare studentëve ju ka kërkuar vërtetimin e pagesës së taksës për leje qëndrimi të përkohshëm ose në të kundërtën nuk do ti lejoj që të kalojnë kufirin.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju përkujton që në vitin 2012 është nënshkruar marrëveshtja në mes dy qeverive për arsim të lartë, me të cilën parashihet që sudentët taksën për leje qëndrimi të përkohshëm nuk e paguajnë. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe si duket nuk zbatohet nga komesariatet e policisë si nëpër bashki (shembull: Kamëza) dhe në pikat kufitare.

Kemi informacion që e njajta praksë ndodh edhe me studentët në Tiranë.

Ju lutemi që në kuadër të kompetencave të Juaja ta njohtoni palën shqiptare për këtë çështje.

Me  respekt,

KRYETARI,

Genci Nimanbegu

  • 1

    Radio