Nimanbegu: Rana është zemra e Ulqinit,nëse toka shitet nuk mund të kthehet më
Prej tvteuta13:20, 31 Korrik 2019

Deputeti I Forcës Genci Nimanbegu përmes një letre të hapur u është drejtuar të gjithë përfaqësuesve në Kuvendin e Ulqinit me kërkesë që të rishqyrtojnë planin e shitjes së tokës në Ranë, e cila gjendet në rend të ditës së Kuvendit komunal. Ai theksoi se nëse toka shitet ajo kurr më nuk mund të rikuperohet dhe kthehet në pronë të Komunës/qytetarëve, duke I ftuar që si bashkësi në mënyre demokratike të diskutojmë se çka duam në atë vend.
“Besoj se jemi ende në kohë. Komuna duhet te ketë sheshe, kënde
për femijë, terrene sporti, porte detare/marina, dhe këto jo larg zemrës së
vet, zemra e Ulqinit është Rana. Në të kundërtën Komuna e Ulqinit është e
denuar në regresion zhvillimor.
Ju drejtohem me kërrkesë, juve
si drejtues të institucioneve përgjegjëse dhe anëtarë të Kuvendit të Komunës,
që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit me datën 29.07.2019 ta
tërhiqni nga rendi i ditës pikën “Propozim vendimi për shpalljen e thirrjes
publike për kalimin e të drejtës së
pronësisë në tokën ndërtimore”, vendim me të cilin parashihet shitja e pronës
ndërtimore prej 448m2 në Ranë, pronësi e Komunës së Ulqinit. Zona e Ranës
është zonë reprezentative për qytetin e Ulqinit dhe si e tillë duhet
mbetur dhe valorizuar, ajo paraqet traditën dhe historinë shekullore të
Ulqinit, por është e njohur edhe si zonë turistike e vizituar pothuajse nga të
gjithë turistët që vizitojnë Komunën e Ulqinit”, thuhet në letrën e deputetit
Nimanbegu.