Politikë Më shumë

Nimanbegu: Qytetaret do te perdorin simbolet e veta pa u denuar 

Prej tvteuta19:43, 26 Dhjetor 2018

Sot ne rendin e dites se Kuvendit te Malit te Zi ka hyre ndryshimi I Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike, te cilin e ka propozuar deputeti I Forces Genci Nimanbegu. Fillimisht ky propozim edhe pse ishte dorezuar ne procedure me daten 30 nentor, ai nuk u parashikua te shqyrtohej ne kete mbledhje, por me propozimin e deputetit Nimabegu, me 42 vota pro, ai u vendos ne rend te dites dhe do te shqyrtohet ne mbledhjen e cila filloi sot. Propozimligji me pas u shqyrtua dhe u vleresua pozitivisht edhe ne Keshillin per legjislacion. Me propozimin e Nimanbegut mbi ndryshimin e Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike do të eliminohet cdo mundësi e vlerësimit subjektiv te nenit 23 të ligjit aktual nga nëpunësit policorë, e poashtu do të evitohet edhe mundësia që individi të merret në pyetje për përdorimin e simboleve kombëtare.

“Me kete propozimligj deshiroj qe te eliminohet mundesia qe individet te denohen per perdorimin e simboleve te veta kombetare. Ne kemi verejtur se ligji aktual shpesh eshte implementuar ne menyre selective, e poashtu duke u nisur nga fakti se jemi vend turistik ku perdoren flamuj nga te gjitha shtete, atehere me implementimin e ligjit aktual do te duhej te denohen shume turiste por edhe persona juridik, prandaj kjo eshte menyra me e mire qe qytetaret te mund te perdorin simbolet e veta dhe te mos denohen, theksoi Nimanbegu ne diskutimin e tij ne Kuvendin e Malit te Zi, duke I ftuar te gjithe deputetet qe ta perkrahin kete propozimligj.

  • 1

    Radio