Politikë Më shumë

Nimanbegu: Qeveria e re do ta polarizojë edhe më tepër vendin

Prej tvteuta17:35, 7 Nëntor 2020

Megjithë deklaratat e të.mandatuarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, se pakicat do të jenë të përfaqësuara në Qeveri, reagimet për mungesë të tyre mes emrave të propozuar nuk reshtur. Në Partinë Boshnjake janë të mendimit se mungesa e përfaqësuesve të popujve pakicë, tregon qartë se qeveria e re nuk ka besim në to,  edhe përbëjnë një të tretën e popullsisë. Genci Nimanbegu nga “Lista Shqiptare”  tha për Anadoly Agency se qeveria e re do të kontribuojë më shumë në polarizimin e  shoqërisë, ndarja e të cilës është edhe më evidente pas zgjedhjeve. Sipas tij, periudha e ardhëshme do të jetë mjaft e rëndësishme për të drejtat e popujve pakicë, jo për avancimin por për mbrojtjen e atyre ekzistuese. Kjo do të jetë qeveria e parë në Mal të Zi pa përfaqësues të popujve pakicë, që prej vitit 1998.

  • 1

    Radio