Nimanbegu pyet ministrin për heqjen e bllokimit në Valdanos
Prej tvteuta09:56, 17 Korrik 2019
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi , Genci Nimanbegu, do të pyes sot ministrin e mbrojtjes Predrag Boshkoviq, në lidhje me heqjen e bllokimit të qarkullimit në gjirin e Valdanosit. Hyrja në këtë atraksion turistik të Ulqinit akoma ruhet nga sigurimi privat i angazhuar nga ministria e mbrojtjes i cili nuk lejon hyrjen pas orës 19.00. Nimanbegu arsyeton se Valdanosi është shkatërruar ndër vite me pakujdesinë e ministrisë përkatëse dhe se ka ardhur koha që të hiqet pika e kontrollit dhe të lirohet hyrja për të gjithë ata që duan të shijojnë bukuritë e këtij gjiri.