Politikë Më shumë

Nimanbegu: Prona në Ranë të përdoret për nevojat e komunitetit

Prej tvteuta14:53, 30 Korrik 2019

Deputeti i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, i ka dërguar kërkesë insitucioneve të Komunës së Ulqinit, këshilltarëve dhe klubeve të këshilltarëve, për tërheqjen nga rendi i ditës tëpropozimit për shitjen e pronës në Ranë, e cila sipas tij mund të përdoret për dedikime të tjera që ka nevojë Komuna dhe vetë komuniteti. Ai ka listuar disa sugjerime për çka mund të përdoret prona në fjalë si : zyrë reprezentative e kryetarit të Komunës, sallë e Kuvendit Komunal, zyrë për martesa, muze detarie, galeri e artit, apo ndonjë formë tjetër. Më herët idenë që kjo pronë të përdoret për ndërtimin e muzeut të detarisë e ka hedhur edhe kryetari i Kuvednit Komunal , Ilir Çapuni.

  • 1

    Radio