Nimanbegu priti kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin
Prej tvteuta16:45, 28 Janar 2019
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, njëherë deputet i koalicionit “Shqiptarët të vendosur” priti sot kryetarin e Lëvizjes “Besa”, nga Maqedonia, z. BilallKasami dhe nënkryetarin Kastriot Rexhepi.
Në bisedën e hapur dhe miqësore u bisedua lidhur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe në Mal të Zi. Nënkryetari Nimanbegu uroi kryetarin Kasami për të arriturat e fundit të shtetit Maqedonia e Veriut lidhur me ndryshimet kushtetuese, që mundësuan zgjidhjen e ngërçit disadekadash në mes tyre dhe Greqisë fqinje.
Kjo zgjidhje e ngërçit, rreth emrit të Maqedonisë, është hap i rëndësishëm që mundëson integrimet e mëtutjeshme të Maqedonisë Veriore, fillimisht në NATO dhe hapjen e rrugës për integrim në Bashkimin Evropian.
Mysafirët shprehen interesim lidhur me avancimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi, në veçanti pas hyrjes në NATO.
Nënkryetari Nimanbegu njoftoi mysafirët lidhur me legjislativin zgjedhor në Mal të Zi, dhe si pasojë e tij pozitën jo të përshtatshme të shqiptarëvelidhur me përfaqësimin autentik të tyre në Parlamentin e Malit të Zi që nga heqja e nën-njësisë të posaçme zgjedhore, si dhe me të arriturat politike të shqiptarëve në Mal të Zi kohëve të fundit, duke veçuar fitimin e statusit të plotë të komunës së Tuzit.