Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Prioritet të drejtat kombëtare dhe zhvillimi ekonomik, jo postet ministrore

Prej tvteuta09:32, 15 Shkurt 2022

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, dhe kryetari i Forcës,  Genci Nimanbegu, në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se kjo parti e ka përkrahur Memorandumin e nënshkruar me subjektet e tjera , si një mënyrë për realizuar agjendën evropiane, por do të synojnë edhe realizimin e synimeve të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve si politike ashtu edhe ekonomike.

Nimanbegu thotë se shqiptarët duhet të kenë kërkesa të qarta që përfshijnë përfaqësimin e garantuar në Kuvend, respektimin e ligjit për të Mirat Detare në gjithë territorin e Malit të Zi pa dallime, decentralizimin e pushtetit dhe bartjen e kompetencave në nivel lokal , me qëllim avancimin e përfaëqsimit të pakicave në sferat e kultutës, planifikimit urban dhe zhvillimit ekonomik. Sipas Nimanbegut, Forca nuk do të vrapojë pas posteve ministrore por prioritet do të ketë realizimin e qëllimeve të lartpërmendura.

  • 1

    Radio