Nimanbegu: Porta duhet te heqet nga Valdanosi
Prej tvteuta20:39, 18 Korrik 2019
Në kuadër të pyetjeve të deputetit në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti I Forces Genci Nimanbegu I ka shtruar pyetje Ministrit të mbrojtjes Predrag Boshkoviq lidhur me porten e cila qëndron në hyrje të Valdanosit. Nimanbegu e pyeti se a do të heqet dhe kur porta në hyrje të Valdanosit, duke theksuar se Gjiri i Valdanosit sot është zona e vetme me qasje të kufizuar dhe vetë teritori nuk ka asnjëfarë dedikimi. Gjiri është i përcaktuar si zonë gjysëm e hapur, çka nënkupton se qasja në këtë gji është e pamundur pas orës 19.00, kur edhe mbyllet porta me shenjen STOP dhe vizitorët janë të detyruar të lëshojnë gjirin e Valdanosit, theksoi Nimanbegu. Ministri Boshkoviq duke mos dhene donje pergjigje konkrete ne pyetje, ne mes tjerash theksoi se të gjithë shfrytëzuesve të interesuar në sezonin veror, u është mundësuar hyrja e lirë në kompleksin e Valdanosit, pa kufizim të qasjes dhe të qarkullimit të lirë të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve të tjerë, deri në ora 19.00. “Më duhet të theksoj këtu  se ministria e mbrojtjes, pa marrë para sysh se vetë lokacionin e ka definuar si të paperspektivë nga aspekti  ushtarak, në bazë të përfundimit të Qeverisë së Malit të Zi, është e obliguar qëkëtë hapësirë ta mbrojë nga devastimi dhe ndërtimi ilegal dhe këtë po e bën ministria e mbrojtjes deri te momenti i dedikimit të saj, për të cilën dokumentacioni planifikues e ka parashikuar se çka dhe si duhet të veprohet”, tha Boshkoviq.
Nenkryetari Nimanbegu, ne komentin e tij ne pergjigje tha se këtë përgjigje do ta kuptoje vetëm si një inicimi të dialogut i cili do të mundësojë qe hyrja ne kete gji te jete hyrje e lire. “Si te gjithe pronat shteterore ne shtetin e Malit te Zi ajo sigurisht qe duhet mbrojtur por ka instrumente te tjera dhe besoj qe nuk ka fare nevojë qe nje vend turistik te kete port hyrëse e cila e parandalon hyrjen e qytetareve dhe kjo duhet te jete edhe nje thirrje edhe per veteqeverisjen vendore te Ulqinit por edhe ju si politikan qe sa ma pare te merrni masa qe hyrja ne kete gji te lirohet per qytetare”, tha nder te tjera nenkryetari Nimanbegu”.