Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Pjesmarrja në qeveri do ta përmirsojë pozitën e shqiptarëve

Prej tvteuta10:13, 26 Dhjetor 2016

Deputeti i vetëm i partive shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se marrëveshja e koalicionit shqiptar për të marrë pjesë në qeveri është e kënaqshme dhe zbatimi i saj do të përmirsojë gjendjen e shqiptarëve në mal të Zi. Nimanbegu tha se kjo marrëveshje ka afate të caktuara kohore dhe sipas sinjaleve të para nuk do të ketë pengesa për realizimin e plotë.

Ai shtoi se përveç kërkesave standarde për komunën e Tuzit, kthimin e pronave dhe mbrojtjen e Kripores, koalicioni do të insistojë edhe në rishikimin e privatizimeve të dështuara në Ulqin.

  • 1

    Radio