Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Përshëndesim vendimin e SNP-së. Ende pa përgjigje për kërkesat tona

Prej tvteuta16:05, 8 Mars 2022

 

KUMTESË PËR MEDIA

 

Përshëndesim vendimin e SNP-së, për pjesmarje në negociata për formimin e qeverisë së re “pakice”, e cila do te rikthej stabilitet në shtet.

Poashtu, shfrytezojmë rastin që të  informojmë opinionin e gjërë me kërkesat e subjektit tonë politik, e që ndër të tjerave janë:

  • Ndryshimi i ligjit mbi pronësi shtetrore-bartja e të drejtave pronësore nga shteti te komunat dhe miratimi i akteve nënligjore me qëllim eliminimin e pasojave të dëmshme të shkaktuara nga zbatimi i tij nga viti 2009;
  • Miratimi i ligjit për të Mirat detare, i cili u jep komunave juridiksion mbi atë zonë;
  • Të sigurojë zhvillim të balancuar rajonal dhe të vazhdojë procesin e decentralizimit me theks në arsim, kulturë, planifikim hapësinor, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik në zonat ku jetojnë shqiptarët;
  • Sigurimi i mandateve të garantuara për shqiptarët në Mal të Zi.

 

Ende nuk ka përgjigje për kërkesat tona!

 

 

Me rrespekt,

 

Kryetari

Genci Nimanbegu

 

  • 1

    Radio