Politikë Më shumë

Nimanbegu për marrëveshjen e Tuzit: Fillim i mbarë, por vetëm fillim!

Prej tvteuta14:46, 30 Janar 2019

Në lidhje me marrëveshjen e arritur në mes partive shqiptare për zgjedhjet e Tuzit, përgëzime ka dërguar edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

“Urime për marrëveshjen e ASH, LDSH dhe UDSH për zgjedhjet e para lokale ne Tuz si Komunë e plotë. Koalicioni është veprim i kërkuar gjatë nga votuesi shqiptar dhe reagim i duhur i partive shqiptare. Përshëndes këtë koalicion, i bindur se do të shpërblehet me votën e malësorëve dhe se Komuna e Tuzit do të udhëhiqet nga ata që e kërkuan dhe u angazhuan për fitimin e saj që dy dekada. Si protagonist i marrëveshjes politike me të cilen u fitua komuna e plote e Tuzit, ndjej kenaqesi te veçantë që arritem të kemi zgjedhjet e para në Malesi.

Ky është një fillim i mbarë, por vetëm fillim. Sfidat e udhëheqjes, veçanërisht në fillim të jetës së mbarë të kësaj komune janë të shumta. Trashëgimia që komuna ka edhe nga organizimi i mëparshëm si komunë urbane, komunë në kuadër të kryeqytetit në fillim di të jetë edhe pengesë për punën e mbarë. Planifikimi i mbarë dhe puna në dobi të qytetarit kërkon profesionalizëm dhe plotësim të mirëfilltë kadrovik.

Nga puna juaj do të varet edhe fati i Malësisë, si njërës nga trevat e rëndësishme në Mal të Zi, andaj serioziteti që nuk u ka munguar me këtë rast, uroj dhe dëshiroj që t’u përcjellë sa më gjatë.

Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të malit të Zi

dhe deputet i koalicionit “Shqiptarët e vendosur”

  • 1

    Radio