NIMANBEGU: PARLAMENTI ËSHTË OBLIGIM I SHPREHJES SË VULLNETIT SOVRAN
Prej tvteuta19 March 2019

Nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e XVI-të e Kryetarëve të shteteve anëtare të Iniciativës Adriatiko-joniane theksoi se si çdo demokraci e re parlamentare edhe Mali I Zi ballafaqohet me sfida të shumta në procesin e ndërtimit të institucioneve demokratike, ku parlamenti si institucion demokratik dhe përfaqësues zë vend të rëndësishëm. “Parlamentet nuk janë vetëm për miratimin e ligjeve, ato kanë obligim që si shprehje e vullnetit sovran të qytetarëve të kontribuojnë në vazhdimësi stabilitetit politik dhe zhvillimit gjithpërfshirës të bashkësive tona shoqërore si dhe të thellojnë marrëdhëniet bilaterale dhe të përforcojnë bashkëpiunimin parlamentarë.
Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike-Jonike ka domethënie të posaçme, ndërsa takimet në kuadër të saj ndihmojnë prosperitetin në rajon”, vlerësoi Nimanbegu.
Ai poashtu tha se diplomacia parlamentare nuk e zëvendëson diplomacinë tradicionale të qeverisë, por paraqet avancim të saj , pasi që deputetët në raport me përfaqësuesit e qeverisë kanë qasje më fleksibile dhe një spektër të gjerë të mundësive në zbatimin e aktivizteteve diplomatike.
“Pasi Mali i Zi vlerëson detin Adriatik dhe atë Jonik si potencial të rëndësishëm natyror, ekonomik dhe zhvillimor, ndërsa të ardhmen e vet e sheh në unitetin me shtetet tjera të Ervropës, dëshiroj të cek, se fuqimisht e mbështesim stabilitetin në rajon dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, përfundoi Nimabegu në fjalimin e tij të rastit në këtë Konferencë.