Politikë Më shumë

Nimanbegu-Ozan: Situata politike është e vështirë, duhen ulur tensionet

Prej tvteuta18:34, 4 Shkurt 2021

Sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu priti Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, E.S. Songul Ozan. Deputeti Nimanbegu e njohtoi Ambasadoren Ozan mbi situatën politike dhe sfidat që janë aktuale në Malin e Zi nga pikëpamja e Listës Shqiptare. Situata në vend është politikisht e vështirë dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve.  Lista Shqiptare është e përkushtuar të kontribuojë në vazhdimin e bashkëpunimit më të mirë me Turqinë dhe gjithashtu të mos rrezikojë rrugën Euro-Atlantike të Malit të Zi, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve të Malit të Zi dhe veçanërisht për komunitetet pakicë. Ambasadorja Ozan nga ana e saj shprehu përkushtimin personal për për forcimin e marrëdhënieve të mira të Turqisë me Malit të Zi.

  • 1

    Radio