Nimanbegu: Nuk vrapojmë pas pozitave. Në Qeveri vetëm për të arritur qëllimet programore
Prej tvteuta20:05, 6 Tetor 2020

Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu, në një intervistë për gazetën “Vijesti”, njoftoi se nuk ka pasur thirrje zyrtare nga shumica e re për të biseduar rreth pjesmarrjes së koalicionit “Lista shqiptare” në qeverinë e re. Ai gjithashtu njoftoi se qëllim i tyre nuk është qëndrimi në funkcione por arritje e qëllimeve programore zgjedhore që ato u knaë premtuar votuesve. Megjithatë, në rast se do të jepej mundësia e zgjedhjes, Nimanbegu tha se ato do të preferonin sektorët e ekonomisë, turizmit apo bujqësisë, nga ku do të mund të kontribuonin më shumë.