Nimanbegu nuk është i gatshëm ta përkrah ligjin për planifikim hapsinor
Prej tvteuta12:33, 30 Shtator 2017
Deputeti i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” Genci Nimanbegu, nuk është i kënaqur me disa nga zgjidhjet e ligjit të ri për planifikim hapsinor, prandaj nuk pritet që ai të japë përkrahjen e tij për këtë ligj.
Ai për televizionin Teuta konfirmoi se decentralizimi i planifikimit i cili parashihet me këtë ligj është në kundërshtim me programin politik të partisë të cilën ai përfaqëson dhe interesat e Komunës së Ulqinit. Pritet që sot të mbahet mbledhja e Kuvendit në të cilën propozimi do të dalë përsëri para deputetëve për votim.
Sipas informacioneve që disponon televizioni Teuta, pas deputetit të liberalëve Andrija Popoviq, edhe Adrian Vuksanoviq nga Iniciativa qytetare kroate, ka gjasa të ndryshojë qëndrim dhe të votojë për versionin e ligjit të propozuar.