Nimanbegu: Nuk do te votoj asnje propozim te Ministrit te bujqesise deri sa te mos sjelle Strategjine e zhvillimit te ullishtarise
Prej tvteuta15:12, 14 Mars 2020

Gjate séances se dyte degjimore konsultative te Keshillit per turizem, bujqesi, ekologji dhe planifikim hapesinore te Kuvendit te Malit te Zi, teme e te cilit ishte: mbrojtja dhe revitalizimi I ullishtes se Gjirit te Valdanosit, eshte shqyrtuar realizimi I 4 perfundimeve nga Mbledhja e pare degjimore e mbajtur me 18 dhjetor 2019, e inicuar nga nenkryetari I kuvendit dhe deputeti Genci Nimanbegu. Gjate kesaj mbledhje shumica nga anetaret e keshillit deklaruan se nuk e kane pas parasysh se ne cfare gjendje ne te verrtet gjendet kjo ullishte dhe kane shrehur keqardhje qe nje pasuri kaq e madhe te jete e lene pas dore, por ajo qe vlen te theksohet eshte gatishmeria e tyre tani qe sa me pare te merren masat e duhura per pastrimin dhe revitalizimin e ullishtes se Valdanosit. Njera nga pikat e parashikuara ishte edhe sjellja e Strategjise se zhvillimit te ullishtarise ne MZ dhe Programin per mbojtjen e posacme te ullishtarise me te cilen duhet te parashihen edhe masat urgjente,mirepo nga Ministria e bujqesise theksuan se kane punuar ne Programin e mbrojtjes por jo edhe ne strategjine e zhvillimit te ullishtarise. Kjo pergjigje shaktoi reagim te ashper te deputetit Nimanbegu ndaj ministrise se bujqesise dhe I dergoi porosi Ministrit se nuk do te perkrah ne te ardhmen asnje propozim te tyre ne Kuvend derisa te mos fillohet me hartimin e Strategjise per zhvillimin e ullishtarise, te cilen ai permes amandamentit te votuar ne Kuvend, ne tetor te vitin 2014, e ka bere pjese te Ligjit mbi ullishtarine dhe sipas tij nuk ka me asnje arsyetim qe tash 5 vite te mos I permbushin obligimet ligjore, pa marre parasysh se kush I ka propozuar ato.