Politikë Më shumë

NIMANBEGU NUK I BESON OFERTËS SË MEDOJEVIQIT

Prej tvteuta17:51, 15 Qershor 2015

Deputeti I Frontit demokratik në Kuvendin e Malit të Zi Nebojsha Medojeviq gjatë séancës së kuvendit ka pasur  një debatë të ashpër  me deputetin e Forcës se re demokratike Genci Nimanbegun të cilin e ka ftuar që tu bashkangjitet protestave të opozitës dhe të fillojnë marrëveshtje të re shoqërore e cila parasheh standardet më të larta në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave por në të cilën nuk mund të flasim për kufijt dhe suverenitetin e Malit të Zi por për një  të ardhme më të mirë, duke ju ofruar  shqiptarëve plotësimin e kërkesave të tyre, pasiqë DPS-i deri më tani nuk ju ka plotësuar asnjë nga kërkesat e pakicave, vlerësoi Medojeviq.  Nga ana tjetër deputeti Nimanbegu tha se shqiptarët nuk I besojnë  fjalëve të Medojeviqit sepse ai I tradhëtoi në momentet kyçe edhe atëherë kur gjatë zgjedhjeve presidenciale tha se duhet të pranohet Pavaresia e Kosovës e pastaj doli në protesta, dhe se ai është njëri ndër  politikanët e Malit të Zi I cili më së  shumti po e potencon Shqipërine e madhe pa pasur asnjë  deklaratë  zyrtare për këtë  dukuri as nga zyrtarët e shteteve shqiptare as nga politikanët shqiptarë në Mal të Zi.

  • 1

    Radio