Nimanbegu: Nostrifikimi te pershpejtohet-studenteve tu jepet mundesia per stazh
Prej tvteuta22:35, 29 Tetor 2017
Ne kuader te pyetjeve te deputetit e cila u mbajt ne Kuvendin e Malit te Zi, nenkryetari dhe deputeti I Forces Genci Nimanbegu ka bere nje sere pyetjesh per Ministrin e arsimit Damir Shehoviq me theks tek nostrifikimi I diplomave dhe vonesa e tyre sidomos tek studentat te cileve u rrezikohet kryerja e stazhit te praktikantit per shkak te vonesave te nostrifikimit te diplomave.
Ministri Shehoviq eshte pergjigjur se per nostrifikimin e diplomave deri me 24 tetor 2017 jane paraqitur 1.828 kerkesa. Prej numrit te theksuar ne vitin 2017, 83 kerkesa per nostrifikim te diplomave nga Kosova dhe 57 nga Shqiperia. Procedura e nostrifikimit te diplomave zgjat ne mvaresi nga verrtetimet te cilat duhet te kryhen dhe kjo mund te kryhet per disa dite por nganjehere edhe me teper. Sipas ligjit afati eshte 30 dite, por zgjatja mvaret nga komplikimi I procedurave dhe kontakteve me Qendrat ENIC.
Nimanbegu poashtu theksoi edhe problematiken e studentave te diplomuar te cilet per shkak te nostrifikimit te diplomave nuk mund te paraqiten per te kryer stazhin e praktikantit, sepse nuk u pranohen diplomat e panostrifikuara, prandaj kerkoi qe te shqyrtohet mundesia qe keta student mos ta humbin vitin per shkak te procedurave por te konkurojne me verrtetim.
Per kete ceshtje ne ditet ne vijim pritet te kene bisedime te metejshme ne mes te Nenkryetarit Nimanbegu dhe Ministrit Shehoviq, u tha gjate séances.