Nimanbegu ne Bruksel: Aleanca punon ne shmangjen e rrezikut popullist
Prej tvteuta29 April 2019

Ne Bruksel gjate dy diteve me radhe u mbajt seminari jubilar, i 100-ti me radhe i Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin ishin rreth 180 pjesëmarrës, deputet nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, perfaqesues te qeverive, univerziteteve, ojq-ve, mediave, etj.
Anetari i perhershem i Delegacionit të Kuvendit të Malit te Zi në Aleancen Parlamentare të NATO-s dhe nënkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu, si pjesemarres i ketij takimi, tha se mungesa ne zhvillimin demokratik rrezikon perfaqesimin e interesave me te mira te popullit dhe shtoi se Aleanca punon ne shmangjen e rrezikut popullist per destabilizim te rajonit.
Ligjvënësit e NATO-s shqyrtuan zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në mes te anetareve te NATO-s, e poashtu seminari kishte per qellim edhe veshtrimin mbi rezultatet e arritura deri me tani nga programi Rose Routh, duke shqyrtuar edhe modalitetet e realiyimit ne te ardhmen.
Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është që ta lehtësojë dialogun, që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.