Politikë Më shumë

Nimanbegu mbetet i vetëm. Kalon ligji për planifikim hapsinor

Prej tvteuta17:00, 30 Shtator 2017

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi u votua për ligjin e ri për planifikim hapsinor, i cili mori përkrahjen e 41 deputetëve të koalicionit qeverisës. I vetmi deputet kundër ishte Genci Nimanbegu i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” i cili centralizimin e parashikuar me ligj e cilësoi si të papranueshëm për subjektin politik që ai përfaqëson dhe atë personalisht. Deri sot në dyshim ishte edhe përkrahja e deputetit të  Iniciativës Qytetare Kroate Adrian Vuksanoviq, por në fund ai u deklarua në favor të ligjit.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio