Politikë Më shumë

NIMANBEGU: LUMI BUNA DUHET TE JETE E LUNDRUESHME NE CDO KOHE

Prej tvteuta10:37, 8 Tetor 2017

Mbyllja e grykes se Lumit Buna gjate koheve te fundit ishte mjaft problematike, pak nga kushtet atmosferike, por me shume edhe nga moskujdesi I organeve kompetente. Ne hapjen e grykes eshte intervenuar dhe eshte sanuar perkohesisht, por kjo ceshtje don zgjedhje afatgjate dhe konkrete. Ne baze te Amandamentit te aprovuar te nenkryetarit te Kuvendit dhe deputetit te Forces Genci Nimanbegut, sipas nenin 207 te Ligjit mbi sigurimin e lundrueshmerise detare,  Ministria e transportit dhe detarise ishte e obliguar qe deri ne fund te vitit 2014 te pergatiste dokumentacionin per lundrueshmerine e Bunes dhe vendosjen e objekteve te sigurise per rruget lundruese, gje te cilen as sot nuk e ka implementuar dhe kete vit ka reflektuar  me mbyllje te grykes se Bunes.

Nenkryetari Nimanbegu, permes rrjetit social ka reaguar ndaj kesaj ceshtjeje, duke postuar edhe shkresen e dates 1 qerrshor te ketij viti te cilen ia ka nisur Ministrise perkatese per tu informuar me ecurine e kesaj ceshtjeje.

Nimanbegu poashtu thekson se ka inicuar mbledhje te posacme lidhur me lundrueshmerine e Bunes dhe implementimin  e Ligjit, ku me perkrahjen e Komisionit per Ekonomi, buxhet dhe finansa do te kene takime edhe me se paku tri ministri: Ministrine e transportit dhe detarise, Ministrine e turizmit dhe Ministrine e bujqesise.

“Qellimi është që Buna të bëhet e lundrueshme në cdo kohë, e shenuar me sinjalizim detarë sigurie”-deklaroi nenkryetari Nimanbegu ne fund te postimit.

Ne vazhdim mund te lexoni nenin 207 te Ligjit mbi sigurimin e lundrueshmerise detare te miratuar ne vitin 2013 ne baze te Amandamentit  te deputetit Genci Nimanbegut:

Član 207 Zakona o sigurnosti pomorske plovidbe

“Obavezuje se organ državne uprave nadležan za poslove pomorstva da do 31. decembra 2014. godine donese plan, mjere i aktivnosti na održavanju plovnosti, postavljanju objekata sigurnosti za plovne puteve u skladu sa čl. 2, 7 i 8 ovog zakona, posebno na rijeci Bojani i njenom ušću.

  • 1

    Radio