NIMANBEGU: LIGJI MBI RESTITUCION, ECJE MRAPA
Prej tvteuta15:52, 11 Nëntor 2015
Sot ne mbledhjen e Keshilit për integrime evropiane pranë Kuvendit të Malit të Zi, Dirk Lange shefi i njësisë për Malin e Zi pranë drejtorisë së përgjithshme të KE dhe Ekselenca e tij Mitja Drobniç, shef i delegacionit te UE në Mal të Zi kanë prezantuar përmbajtjen e raportit të Komisionit evropian mbi Malin e Zi për vitin 2015.
Ata I kanë njoftuar anëtarët e këshillit lidhur me aspektet kryesore të Raportit, duke theksuar se ai më nuk quhet Raport I arritjes së Malit të Zi,por Raport mbi Malin e Zi I cili këtë vit është vlerësuar si shëmbull I shtetit I cili kontribuon në bashkëpunimin rajonal dhe në marrëdhënje ndërfqinjësore. Sipas Langes, 2014-ta ishte vit ligjvënës, 2015-ta vit I institucioneve, kurse 2016-ta duhet të jetë vit I rezultateve.
Ata poashtu kanë vlerësuar se Raporti mund të shërbejë si bazë për mbikqyrje më të fuqishme të Kuvendit mbi aktivitetet e Qeverisë në realizimin e obligimeve në rrugën drejtë UE-së.
Deputeti I Forcës, Genci Nimanbegu, theksoi se të drejtat pronësore nga Ligji mbi restitucionin janë ecje mbrapa! Nga anëtarët e Këshillit është vlerësuar se duhet të kyçen të gjitha subjektet politike në një dialog konstruktiv në Kuvend, si forum për debata politike.