Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Kthimi i pronave në Valdanos po zvarritet. Udhëzime për Qeverinë se si të zgjidhet problemi

Prej tvteuta15:29, 12 Maj 2022

Kryetari i Forcës Genci Nimanbegu, në një konferencë për media njoftoi se procedura e kthimit të pronave në Valdanos po zvarritet nga organet kompetente.

Ai shtoi se lidhur me këtë ata i kanë dërguar Qeverisë disa udhëzime për kapërcimin e këtij problemi.

Sipas Nimanbegut, problemi kryesor qëndron në atë se Mbrojtësi i interesave të shtetit por ankohet në këto procedura në ato pjesë që nuk kanë të bëjnë me ligjin, por me anën pronësore, gjegjësisht me objektet e ndërtuara,rrugët, e të ngjajshme, çka po e zvarrit të gjithë procesin.

Ai shpreson që udhëzimet e dërguara në adresë të Qeverisë, e që kanë të bëjnë me Mbrojëtisin e interesva pronësore dhe Kadastrin e Malit të Zi, ta përshpejtojnë procesin e kthimit të pronave.

  • 1

    Radio