Nimanbegu kryesoi delegacionin malazias ne Lituani
Prej tvteuta10:12, 20 Qershor 2019
Delegacioni I Kuvendit të Malit të Zi I kryesuar nga nënkryetari Genci Nimanbegu, I cili njëherit është edhe kryetar I Grupit të miqësisës së Kuvendit të Malit të Zi me Kuvendin e Lituanisë kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Republikën e Lituanisënga data17-19 qershor. Gjatë qëndrimit në Republikën e Lituansë kanë zhvilluar një sere takimesh me Kryeparlamentarin Viktoras Pranckietis, nënkryetarët e kuvendit si dhe me zyrtare të lartë lituanez. Zyrtarët lituanez kanë vlerësuar lartë arritjet e deritashme të Malit të Zi në integrimet evropiane duke premtuar mbështetje të mëtejshme ndaj Malit të Zi. Poashtu një theks I posaçëm I bisedimeve ishte në bashkëpunimin e mbrojtjes, sidomos nga hyrja e Malit të Zi në NATO. Bashkëbiseduesit kanëdiskutuar edhe mbi rezultatet e zgjedhjeve të fundit për Parlamentin evropian duke shpresuarse përbërja e re e Parlamentit dhe Komisionit evropian do të mbajë të pozicionuar lartë në agjendën e vetë politikën e zgjërimit të Unionit Evropian.