Aktuale Më shumë

NIMANBEGU: KRIPORJA DUHET TË MBESIN ZONË E MBROJTUR

Prej tvteuta22:05, 5 Shkurt 2016

Pas katër vitesh Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë Vendimin e Kuvendit të Malit të Zi me të cilin Kriporja e Ulqinit është shpallur zonë e mbrojtur.

Në korrik të vitit 2012, deputeti I Forcës Genci Nimanbegu ishte propozues I Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Planit Hapsinorë të Malit të Zi deri në vitin 2020, të cilën e ka miratuar kuvendi me shumicë votash të opozitës parlamentare,partive shqiptare, Partisë Socialdemokrate dhe të Partisë Boshnjake, me të cilin Vendim toka e Kripores kthehet në zonën e mbrojtur e parashikuar vetëm për prodhimin e kripës. Me këtë rast u eliminuan të gjitha mundësitë që të realizoheshin planet e Eurofondit me në krye Veselin Baroviqi, që toka e kripores të shëndrrohet në komplekse turistike.

Si propozues i Vendimit për mbrojtjen e Kripores, deputeti Genci Nimanbegu shpreh keqardhje që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të ankesës së ngritur kundër Vendimit të Kuvendit të Malit të Zi.

Nimanbegu për Radio Evropa e lirë shprehet:

“ Këtë Vendim kemi arritur ta miratojmë me shumë mund në Kuvendin e Malit të Zi, dhe ishte Vendim shumë I rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Ulqinit, por edhe për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, që kriporja të mbrohej nga procedura jotransparente, e cila ishte e rënditur në objekte ku mund të ndërtohen kapacitete turistike nga Plani hapsinorë I Malit të Zi I miratuar në vitin 2008”.

Ne arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese ndër të tjera thuhet se Kuvendi këtë Vendim e ka miratuar pa shqyrtim publik, kurse deputeti Nimanbegu nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe shprehet:

“Shqyrtimi publik është shprehur edhe me faktin se një numër I madh I veprimtarëve publik, qoftë politik, ekologjik, OJQ-ve dhe atyre që merren me ekologji, ishin të qartë se janë kundër ndërtimit  në Kripore. Kurse më e rëndësishmja është se qytetarët e Ulqinit janë KUNDËR kësaj dukurie”, theksoi Nimanbegu.

  • 1

    Radio