Nimanbegu : Koha është që policia të marrë përgjegjësi për incidentet
Prej tvteuta10:14, 1 Dhjetor 2018
Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, njoftoi dje për Televizionin Teuta se ka dorëzuar në procedurë inciativën për ndryshimin e ligjit për rendin dhe qetësinë publike, i cili po keqpërdoret nga policia për keqtrajtimin e shqiptarëve. Nimanbegu tha se ky ligj i miratuar në vitin 1994 është ligj i periudhës së Millosheviqit, dhe si i tillë duhet të ndryshohet në mënyrë që të mos jetë në kundërshtim me ligjin për simbolet kombëtare. Ai dënoi ndalimin e qytatarit Sabahudin Vogliq nga policia, duke cekur se në strukturat e policisë, sidomos në Ulqin, ekzistojnë elemente me prirje diskriminuese ndaj shqiptarëve, për çka ka ardhur koha që të kërkohet përgjegjësi konkrete.