Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Kjo qeveri po numëron ditët e fundit

Prej tvteuta09:19, 3 Shkurt 2022

Qeveria aktuale po i numëron ditët e fundit, tha kreu i Forcës së Re Demokratike, Genc Nimanbegu, për Radion e Kryeqytetit.

Sipas tij, nismat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe shkurtimin e mandatit të Kuvendit janë vetëm reagime ndaj nismës kryesore për votëbesimin e qeverisë aktuale, e cila është nënshkruar nga mjaft deputetë dhe që pritet të fitojë mbështetje të qartë.

Ai shtoi se ende nuk dihet se kush do të jetë në qeverinë e pakicës e as kryeministër i ri, por bisedimet për këtë pritet të nisen së shpejti .

  • 1

    Radio