Nimanbegu i kënaqur me votimin e Planit Hapsinor të Komunës së Ulqinit
Prej tvteuta10:04, 30 Dhjetor 2016
Kuvendi i Ulqinit, pas shumë vitesh, me 28.12.2016 ka miratuar Planin Hapsinor Urbanistik për Komunën e Ulqinit. Për këtë plan kemi punuar shumë kohë duke i inkuadruar edhe vërejtjet e qytetarëve dhe të vetë Komunës. Dua të theksoj faktin se kjo pikë është miratuar edhe si pjesë e Marrëveshtjes së nënshkruar muajin e kaluar me partnerët e koalicionit qeverisës të Malit të Zi, sepse PHU së bashku me vërejtjet ishin pjesë e kushteve të Marrëveshtjes.
Janë të mrojtura zonat kyçe: Valdanosi dhe Kryporja janë pa ndërtime si dhe zona e Bunës është e definuar ashtu që mundëson që të kthehet nga të mirat Detare në kompetencë të Komunës. “Jam i kënaqur se qytetarët tanë më në fund mund të fillojnë të planifikojne me kushte te rregullta dhe plane urbanistike, kurse unë, nga pozicioni që mbuloj do të vazhdoj misionin tim në mbrojtjen e çështjeve tona madhore “shkruan në faqen e tij të facebookut ,nënkryetari I Parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu.