Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Jemi të përgatitur të ndihmojmë popullin e Turqisë. Neser udhëtojmë me anëtarë të ekipit nga Mali i Zi

Prej tvteuta18:29, 6 Shkurt 2023

Një ekip i përbërë nga 20 persona të shtabit emergjent të Malit të Zi do të udhëtojë neser drejtë Republikës së Turqisë për tu dalë në ndihmë nga termeti katastrofal i cili i ka kapluar. Në ekipin nga Mali i Zi do të jenë edhe 2 persona nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Ulqinit, kryeshefi Abdullah Nimanbegu dhe Nikola Radulloviq.
” Si pjesë e ekipit nacional të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit kemi pasur thirrje që të përgatitemi sa më shpejtë dhe të shkojmë për ndihmë popullit të Turqisë. Duke i pasur parasysh pamjet tronditëse që i kemi parë nga vendngjarja se çfarë ka ndodhur në Turqi, kemi pasur edhe më tepër motivim që tu shkojmë në ndihmë, sepse jemi ekip i trajnuar dhe i përgatitur për raste të tilla”-theksoi kryeshefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, Abdullah Nimanbegu.
Ai poashtu tha se sonte bashkë me kolegun e tij, do të bëhen së bashku me ekipin tjetër nga Mali i Zi, ku do të bëjnë edhe përgatitjet e përbashkëta , kurse neser në mëngjes do të udhëtojnë për në Turqi.

  • 1

    Radio