Nimanbegu i kënaqur me mbajtjen e premtimit nga ana e Qeverisë
Prej tvteuta10:12, 25 Mars 2017
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, në një intervistë për gazetën Pobjeda u shpreh i kënaqur që Qeveria ka realizuar njërën prej pikave kyçe të marrëveshjes së koalicionit, atë për miratimin e ndryshimit të Ligjit për organizimi territorial, çka hap rrugë Tuzi të jetë komunë e plotë deri më 1 shtator të vitit 2018.
Ai tha se komuna e Tuzit është një nga qëllimet kryesore të Forcës së Re Demokratike dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur, dhe me formimin e saj arrihet një prej qëllimeve shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi. Nimanbegu gjithashtu u shpreh i sigurtë se edhe Kuvendi i Malit të Zi do ta respektojë afatin e marrëveshjes për formimin e Komunës së Tuzit.