Nimanbegu i dërgon mesazh ngushëllimi Ambasadorit Kurtezi, duke përcjellur gatishmërinë institucionale për ndihmë
Prej tvteuta27 November 2019
Me rastin e termetit që goditi Republikën e Shqipërisë, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti i Forcës,Genci Nimanbegu, Ambasadorit Ridi Kurtezi i ka dërguar këtë mesazhë ngushëllimi:
“I nderuari Ambasador
I nderuari Ridi,
Me shqetësim të thellë po përcjellim lajmin për tërmetin e madh në Shqipëri dhe demet e shumta në Durrës, Tiranë, Thumanë, Kurbin si dhe zonat tjera përreth. Fuqia e tërmetit, që edhe te ne në Mal të Zi u ndie, i drejtoi mendimet tona drejt miqve dhe bashkëkombësve tanë që jetojnë në shtetin amë.
Më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vdekurve, si dhe të shpreh solidaritet me të gjithë të lënduarit dhe shpresë për ata që kërkojnë të afërmit e tyre.
Ju lutem përcillni familjeve dhe institucioneve të Shqipërisë, gatishmërinë tonë për ndihmë
institucionale, por edhe gatishmërinë e të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi, që të ju mbështesin dhe jenë pran jush, në këto çaste të vështira nga fatkeqësia natyrore që po përjetoni”,theksoi Nimanbegu ne postimin e tij.
Ai poashtu shtoi se këtë mesazh e dorzoi personalisht në vizitën që bëri në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë, me ç’rast ka përcjellur informatën për gadishmërin e spitalit të Tivarit që to dal në ndihmë kolegëve nga Tirana, Durrësi dhe Shkodra – informatën që Nimanbegut ia ka përcjellur Dr Tomanoviq, drejtori i spitalit në Tivar.