Politikë Më shumë

Nimanbegu i dërgon mesazh mbështetjeje ambasadës amerikane në Podgoricë

Prej tvteuta10:03, 23 Shkurt 2018

Në lidhje me ngjarjen që ndodhin në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm , ku ambasada amerikane u sulmua me mjet shpërthyes, mesazh përkrahjeje ka dërguar edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu.

“ Në lidhje me incidentin e ndodhur ku Ambasada e SHBA-ve u sulmua me mjet shpërthyes, shpreh indinjatën e thellë për veprën e kryer dhe njëkohësisht ofroj përkrahje të plotë për ju dhe stafin tuaj. Në emër të koalicionit që përfaqësoj, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, dhe emrin tim personal, ju siguroj se jemi të orientuar për paqe dhe bashkjetesë të të gjithëve në Mal të Zi, si qytetarëve , ashtu edhe atyre që banojnë këtu. “, thuhet në mesazhin e Nimanbegut.

  • 1

    Radio