Nimanbegu i befasuar me padinë e Ministrisë së kulturës: Ngritja e flamurit është e drejtë kushtetuese
Prej tvteuta15:49, 23 Gusht 2019
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi , Genci Nimanbegu, deklaroi se është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga informacioni se Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngrejë padi kundër organizatorëve të tubimit të Logut të Tërgajës,  për shkak të valvitjes së flamurit shqiptar. Ai theksoi se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe se sipas Kushtetutës së Malit të Zi, kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre kombëtare. Nimanbegu shtoi se për padinë e paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe do të shqyrtojnë mënyrën e duhur për reagim.