Politikë Më shumë

Nimanbegu: Fyerjet ndaj Abazoviq janë fyerje për mbarë kombin tonë (VIDEO)

Prej tvteuta23:05, 21 Janar 2022

“Vetëm përmes dialogut mund të largohemi nga situata që përfaqësuesit politikë të pushtetit aktual mbajnë përgjegjësinë e ekstremizmit politik”, shkruan kryetari dhe deputeti shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në profilin e tij në Facebook.

Genci Nimanbegu, ka dënuar fyerjet ndaj zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, të cilat i janë dërguar sonte nga qytetarët e mbledhur para ndërtesës së RTMZ.

Nimanbegu ka vlerësuar se fyerjet nuk janë vetëm personale, por edhe fyerje “për mbarë kombin tonë”.

Në emër të partisë, ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në pjekuri politike dhe njerëzore dhe tha se thirrjet për protesta dhe akuzat për tradhti janë të papërgjegjshme dhe manipuluese të qytetarëve.

 

 

  • 1

    Radio