Politikë Më shumë

Nimanbegu fton Krivokapiqin që të pranojë refugjatët afganë dhe të mbështes aleatin më të madh – SHBA-në

Prej tvteuta23:55, 21 Gusht 2021

Ministria e punëve  të jashtme  e Malit të Zi, në kumtesën e dates 18.08.2021, ka deklaruar  se nuk do të pranojë refugjatët nga Afganistani në këtë fazë, duke theksar se Mali I Zi nuk e ka marrë obligimin që përkohësisht të strehojë banorët nga Afganistani, e që ishte kërrkesë e Stejt Departamentit për 100 shtete.

Lidhur me këtë deklaratë të Ministrisë së punëve të jashtme ka reaguar sot deputeti Genci Nimanbegu, I cili përmes një statusi në rrjetin social FB, tha: “Mikut ti rrimë pranë dhe të ndihmojmë refugjatët në nevojë”.

Nimanbegu poashtu veçon faktin se SHBA-të tani janë shteti me rreth 50 mijë persona me origjinë shqiptare nga Mali I Zi, e poashtu ka edhe shumë shtetas tjerë nga Mali I Zi me kombësi boshnjake, malazeze, serbe, etj.që kanë realizuar ëndrrat e veta  në SHBA, për një jetë më të mirë, kur në Mal të Zi nuk ishte e mundur.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të deputetit Nimanbegu:

Ministria punëve të jashtme e MZ (@MVP CG ), deklaron që Mali i Zi nuk do pranojë refugjat nga Afganistani, në këtë fazë.?!?

Jam dëshmitarë  si ish i punësuar i UN WFP ku USAID – US Agency for International Development, ishte donatori me i madh i ndihmës për refugjatët gjatë viteve 1991-2004 në Mal të Zi për arsye të luftrave në ish-Jugosllavi.

Jemi të gjithë dëshmitarë  që shteti amerikan USA është tani vendi i më se 50,000 personave me origjinë nga Mali i Zi dhe me etni Shqiptare. Edhe Boshnjakët, Malazezët, Serbët dhe shumë të tjerë në MZ kanë gjet fatin e vet në USA.

Atje kanë realizuar ëndrrat e veta për jetë më të  drejtë  dhe më të mirë, kur në Mal të Zi kjo nuk ishte e mundshme për to!

Prandaj I bëj apel Qeverisë Krivokapiq që edhe një herë të rikonsideroj qëndrimin ndaj refugjatëve afgan të cilët ndihmuan forcat ndërkombëtare, le të ndjekim pozicionin e Shqipërisë , Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut  dhe ti dalë në mbështetje aleatit tonë më të madh USA .

Qëndrimi i Qeverisë edhe Me NATO edhe Jo me NATO, është i dëmshëm dhe oportunist që u shkon në favor perspektivave jo europiane të Malit te Zi. Ky qëndrim paraqet edhe një kompromis  dhe lëshim të forcave politike që  qeverisin sot Malin e Zi dhe nuk janë sinqerisht për NATO.

  • 1

    Radio