Politikë Më shumë

NIMANBEGU:  ESHTE PRITUR MJAFT PER GALEB, LIDO DHE JADRAN

Prej tvteuta22:58, 30 Tetor 2017

Nenkryetari dhe deputeti I Forces Genci Nimanbegu ne kuader te pyetjeve te deputetit e cila u mbajt ne Kuvendin e Malit te Zi, pyetjen e radhes ia beri Ministrit per zhvillim te qendrueshem dhe turizem, Pavlle Radulloviq.

Nenkryetari Nimanbegu ka pyetur Radulloviqin lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga ana e Ministrisë mbi  përfundimin e kontratave të privatizimit për rastet: ish hoteli Galeb, ish hoteli Lido dhe lokacioni Suka(ish hoteli Jadran)?

Ministri Radulloviq, sikur edhe heret e tjera nuk tha asgje te re ne pergjigje: per hotelin Galeb-jane  ne procedure aktivitetet mbi definimin e maredhenjeve kontraktuese,  per  hotelin  Lido-realizimi I marreveshtjes eshte ne vazhdim e siper, per ish hotelin Jadran- ndertesa e ish te punesuarve eshte duke u punuar, kurse realizimi I kontrates eshte ne proces.

Nenkryetari Nimanbegu tha se nuk eshte I kenaqur me pergjigjet, duke shtuar se hoteli  Galeb pa nevoje eshte rrezuar ne vitin 2006, plani ishte qe ne vitin 2007 te kete 95 te punesuar, me 2008- 115 te punesuar, me 2009- 120 te punesuar , kurse sot, sipas Nimanbegut  ata kane vetem 5 te punesuar te cilet punojne me kontrata tremuajshe. Nimanbegu theksoi se kjo eshte dicka krejt e papranueshme, sepse qe nga viti 2006 e deri me sot kane kaluar plot 11 vjet dhe  duhet te bihet vendim i menjehershem.

-Sa I perket hotelit Lido, Nimanbegu tha se eshte  pritur qe ky do te jete nje investim I suksesshem, mirepo anekset e punuara me vone I kane mbrojtur ata me te dhenat se duhet te pastrohet Porto Milena dhe  tani ajo thuhet te jete e pastruar 70%, por kush e ka vleresuar  se a eshte e pastruar 70%  dhe  kush e ka bere vleresimin e nivelit te ndotjes, shtoi ne pyetjen e tij nenkryetari Nimanbegu.

Sa I perket ish hotelit Jadran, Nimanbegu vleresoi  se ai eshte nje tregim i hidhur, sepse sipas tij po te ishin shitur aty edhe rremojse per dhembe, deri tani do te ishin fituar qindar mijera euro. “Prej vitit 1999 ky lokacion eshte I bllokuar, investuesi e ka pas te qarte se ato 13 familje nuk kane qene kusht I investimit, komuna dhe te miat detare u kane dale ne ndihme, por keta jane investues qe nuk egzistojne”- theksoi Nimanbegu.

“Minister ju sugjeroj qe do te duhej te hapni nje zyre te ministrise tuaj ne Ulqin e cila do te merrej me keto tri ceshtje deri ne realizimin e tyre”-perfundoi nenkryetari Nimanbegu.

 

 

  • 1

    Radio