Politikë Më shumë

NIMANBEGU: DUHET TË ZGJIDHET STATUSI I PENSIONISTËVE DHE TË PUNËSUARËVE SEZONAL

Prej tvteuta18:07, 28 Tetor 2015

Në sallonin e kaltërt të Kuvendit të Malit të Zi, deputetet Genci Nimanbegu dhe Nikolla Gegaj jane takuar me anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës: Flora Brovina,  Njomza Emini, Fikrim Damka, Hatim Baxhaku, Muhamet Bytyqi dhe Srgjan Sentiq, I ngarkuari me punë I Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Deputetët Nimanbegu dhe Gegaj I kanë njoftuar mysafirët me përbërjen e kuvendit malazias, mbi marëdhënjet politike në Mal të Zi, si dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy parlamenteve.

Deputeti Nimanbegu, si përfaqësues I pakicës shqitare në Mal të Zi, tha se I vlerëson marëdhënjet të cilat I ka Mali I Zi me Republikën e Kosovës dhe të cilat cdo ditë po avancohen, duke theksuar se duhet të rregullohet statusi I pensionistëve të cilët kanë punuar në Kosovë dhe nuk mund të lidhin stazhin e punës, si dhe të rregullohet çështja e të punësuarëve sezonal.

Nimanbegu poashtu tha se Mali I Zi dhe Kosova duhet të ngrisin marëdhënjet diplomatike në nivel të ambasadorëve.

  • 1

    Radio