Politikë Më shumë

Nimanbegu dorezoi amandamente për mirëqenjen e komunës së Ulqinit dhe Tuzit

Prej tvteuta22:40, 27 Dhjetor 2018

Sot në Parlamentin e Malit të Zi përvec buxhetit shtetërorë, deputetët shqyrtuan edhe mbi Ligjin për vetëqeverisjen lokale e cila në krahasim me ligjin aktual ka disa rregulla dhe avancime. Në këtë ligj nënkryetari I Kuvendit dhe deputeti I Forcës Genci  Nimanbegu ka propozuar 3 amandamente të cilat kryesisht lidhen me  mirëqenjen e Komunës së Ulqinit dhe Tuzit. Nimanbegu në amandamentin e pare propozoi qe  50%  e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale të shkojnë në buxhetin e komunës së Ulqinit, kurse në amandamentin e dytë propozoi  që mjetet të cilat të Mirat detare I marrin nga komunat, poashtu 50% tu kthehen komunave përkatëse. Meamandamentin e tretë Nimanbegu propozoi që komunës së sapoformuar të Tuzit ti sigurohen mjetet për finansimin e vitit të ardhshëm, duke pasur parasysh se zgjedhjet do të mbahen ne mars të viti të ardhshëm.  Nimanbegu vlerësoi se këto amandamente janë ngusht të lidhura me fuksionim më të rregullt  dhe do të ndihmojnë në zhvillimin dhe mirëqenjen e komunave, sidomos të atyre të cilat llogariten si të pazhvilluara.

Amandman ZLS 27.12.2018

  • 1

    Radio