Nimanbegu: Do të angazhohem në maksimum që opozita të kthehet në Kuvend
Prej tvteuta16 October 2017

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, tha për gazetën Pobjeda se nga ana e tij do të ketë angazhim maksimal që partitë opozitare të kthehen në Kuvend, në mënyrë që të miratohen sugjerimet e OSBE-së për ligjet zgjedhore. Ai shtoi se kjo është në interes ë subjekteve shqiptare të cilët me këtë rast mund të prezantojnë pikëpamjet e tyre për ndryshimet e nevojshme në këto ligje. Nimanbegu njoftoi se partia e tij Forca e Re Demokratike akoma nuk ka vendosur në lidhje me përkrahjen që do të ofrojë në zgjedhjet presidenciale, dhe çdo gjë dë të varet nga marrëveshja e koalicionit. Ai tha se gjatë kësaj periudhe kanë qenë evidente ndryshimet në mes fjalëve dhe veprimeve sa i përket përmbushjes së kësaj marrëveshjeje, çka sipas tij, mud të vërehet më së miri në Komunën e Ulqinit, ku edhe pse është deklaruar përkushtim për punë të përbashkët, në realitet ka pasur edhe veprime që kanë shkuar në kundërshtim me këtë frymë.