Nimanbegu denon aktet ndaj familjes Tomkiq
Prej tvteuta17:16, 29 Mars 2019
Deputeti dhe funksioneri i Forces Genci Nimanbegu reagoi ndaj ngjarjeve te fundit qe kane ndodhur ne Berane lidhur me rastin e fmiljes Tomkiq. Me poshte mund te lexoni reagimin ne teresi:
Dënoj më së ashpri dhe me indinjatë të thellë aktet fashiste ndaj familjes së Igor Tomkiqit nga Berana, faji i vetëm i të cilëve është përkatësia e tyre kombëtare – kroate. Ne si përfaqësues të popujve pakicë në Mal të Zi ndjejmë edhe më thellë çdo akt diskriminimi, e posaçërisht aktet e dhunës barbare kundër jetës dhe pronës, që përkujtojnë dukshëm fantazmat e viteve të nëntëdhjeta, për të cilat thellë në shpirt kemi besuar se më në fund i kemi tejkaluar.
Pres nga të gjitha organet kompetente shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës së tyre dhe të mbrojnë atë për të cilën angazhohemi dhe propagandojmë si shoqëri. Njëkohësisht përkujtoj se pikërisht fal pakicave në Mal të Zi dhe largpamësisë e tolerancës së tyre, Mali i Zi është bërë ai që është sot, gjegjësisht që jemi të bindur dhe besojmë se është ardhmëria jo vetëm e shtetit të Malit të Zi, por edhe krejt rajonit tonë, ende të lëndueshëm.
Si përfaqësues i koalicionit Shqiptarët të vendosur, e para së gjithash si njeri, gjithmonë kam qenë dhe i tillë do të mbetem, në anën e të drejtës dhe kundër çfarëdo dhune, ngado të vijë ajo, pavarësisht se kush është nismëtari, urdhërdhënësi apo organizatori i saj. Në këtë rast mbështetja ime e pa rezervë është në anën e familjes Tomkiq.