Ekonomi Më shumë

Nimanbegu: 72 milion euro per 5 muaj

Prej tvteuta00:30, 10 Korrik 2017

Grupi I miqesise prane Kuvendit te Malit te Zi i udhehequr nga nenkryetari I kuvendit Genci Nimanbegu, kane zhvilluar takimin e radhes me Ambasadorin e Turqise ne Mal te Zi E.T Serhat Galip.

Gjate takimit nenkryetari Nimanbegu ne cilesine e kryetarit te Grupit te miqesise ka vleresuar larte rendesine te cilen e ka Republika e Turqise si shtet miqesore me Malin e Zi, por edhe si NATO aleate dhe shtet ne te cilin jeton nje numer I madh I bashkevendasve tane. Nimanbegu theksoi se pervec maredhenjeve te mira tradicionale ne nivelin politik, duhet te pershendetet edhe maredhenja intensive ekonomike ne mes te dy shteteve, e cila ne pjesen e shkembimit te madhrave, per 5 muajt e kaluar ka arritur nivelin e vitit te kaluar prej rreth 72 milion euro. Edhe ambasadori Galip shprehu kenaqesine e bashkepunimit te dy shteteve, duke pergezuar Nimanbegun per formimin e Grupit te miqesise nga I cili pret thellim edhe me te madh te bashkepunimit ndershteterore, duke theksuar se Turqia dhe Mali I Zi kane arritur nivelin e ri te maredhenjeve me hyrjen e Malit te Zi ne NATO.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio