Politikë Më shumë

Nimabegu propozon kredi të ulët afatmesme për hotelieri dhe akomodim privat

Prej tvteuta17:54, 15 Qershor 2020

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet pranë Kuvendit të Malit të Zi, në të cilin është shqyrtuar dhe vendosur që ti rekomandohet Kuvendit ta miratojë Propozim Ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin e Malit të Zi për vitin 2020, si dhe Propozim Vendimin mbi ndryshimin e Vendimit mbi marrjen e kredisë së Malit të Zi për vitin 2020. Këto janë masa të cilat po merren si rezultat I situates së krijuar nga pandemija e virusit COVID 19, e cila ka shkaktuar rënje të dukshme në të ardhurat buxhetore dhe aktivitetetet ekonomike. Buxheti sipas këtij ndryshimi parashihet të ketë shumën prej 2.644,92 mil.euro, cka do të thotë 62,44 milion euro në krahasim me buxhetin e parashikuar për vitin 2020. Të ardhurat janë zvogluar për 17 %, kurse të dalurat për 3%. Niveli I deficitit të planifikuar është 7,29%, kurse mjetet që mungojnë janë rritur në 49%. Borxhi publik deri në fund të vitit pritet të jetë 82,5%  e PBB-së

Nënkryetari I Kuvendit Genci Nimanbegu, pas mbledhjes tha se Rebalansi i Buxhetit për vitin  2020 bazohet në parashikimin që turizmi do të ketë rënje deri në 40%.
Ai theksoi se në këtë buxhet nuk ka ulje të rrogave për sektorin publik dhe as zvoglim të pensioneve dhe daljeve sociale.
“Insistova që paketi i ndihmes ekonomike (Paketi i tretë) të fokusohet në ndihmë ( në kredi të ulēt afatmesëm ) për Hotelieri dhe pronarët e akomodimit privat që të kapin hapin deri në sezonin 2021”, përfundoi Nimanbegu.

  • 1

    Radio