Aktuale Më shumë

Nikshiq: PDS akoma të pavendosur për modelin e daljes në zgjedhje

Prej tvteuta15:04, 6 Shkurt 2017

Partia Demokratike e Socialistëve akoma nuk është e vendosur nëse në zgjedhjet lokale në Nikshiq do të dalë e vetme, dhe nëse kryetari i Komunës Veselin Grboviq do të jetë bartësi i listës, tha zyrtari i kësaj partie Millutin Simoviq.

Ai shtoi se në këtë periudhë kanë qenë të zënë me përpilimin e programit zgjedhor si dhe kontaktet me qytetarët e Nikshiqit. Simoviq tha se PDS i pret zgjedhjet me vetëbesim dhe optimizëm të plotë , çka bazohet në rezultatet e arritura në periudhën e kaluar katërvjeçare.

  • 1

    Radio